Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, reagoi pas deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, sipas të cilit, plani Franko-Gjerman, është më shumë në favor të Serbisë sepse nuk flet për njohje të përbashkët duke thënë se kjo tregon se ai nuk e ka lexuar ose nuk e ka kuptuar planin, ose po paralajmëron një aksion të ri.
Gjatë vizitës në një kantier ndërtimi për një autostradë të re, Vucic u ndal edhe tek deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin kurti, sipas të cilit fundi i marsit është afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje. Por, presidenti serb tha se kjo do të thotë që nëse një marrëveshje nuk arrihet deri atëherë, Kosova do të vazhdojë me ndëshkimin e riregjistrimit të makinave me targa serbe.
Presidenti i Serbisë tha se do të bisedonte fillimisht me të dërguarin e departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet, dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë që po zbarkojnë sa në beograd e sa në prishtinë dhe më pas do të ishte më i gatshëm për të biseduar për projektin e njohur tashmë si plani franko-gjerman.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vuçiç#Kosova
Ещё видео!