#rrezedielli #reportTV
Supë me mish pule, oriz dhe karrota
300 gr mish pule
200 gr karrota
1 fk oriz
250 ml kos
2 të verdha veze
Buljon mishi
Kripë, piper
Majdanoz
Fillimisht ziejmë mishin e pulës në ujë me kripë. Në minutat e fundit të zierjes së mishit shtojmë tek lëngu/buljoni orizin e shpëlarë. Vazhdojmë zierjen duke shtuar dhe karrotat. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund shtojmë vezët e rrahura me pak kripë dhe trazuar me kosin. E lemë supën të trashet pak dhe e servirim spërkatur me majdanoz të freskët.
Ещё видео!