Një person i maskuar, grabiti rreth 30 mijë euro në një pikë të trasnfertave të parave në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në Astir në rrugën "Tom Plezha".
Autori pasi la biçikletën në këtë trotuar në hyrje të pikës së transfertave të parave, u drejtua menjëherë tek banaku, atu ku ndodheshin vlerat monetare. Ai priti kur dy punonjëset çelën pikën e këmbimit valutor, dhe shfrytëzoi momentin kur dera e brendshme e sigurisë ishte e hapur. Sipas rregullave kjo derë duhet të qëndrojë e mbyllur.
I moshës rreth 35-vjeç, ai kërcënoi dy punonjëset e biznesit me armën e zjarrit që e mbante në një çantë krahu. Ai u kërkoi të tregonin vendin ku mbaheshin paratë. Njërën prej punonjeseve ai e shtyu. Ajo e frikësuar i tregoi vendin dhe i hapi sirtarin. Autori më pas nisi të marri paratë dhe i fshehu në trup. Gjatë kohës së grabitjes një klient hyri në biznes, por u largua menjëherë sapo shikoi skenën, që zgjati 90 sekonda.
Pasi mori shumën rreth 30 mijë euro, ai u largua me një biçikletë drejt rrugicave të zonës së Astirit. Deri në momentin që fiksohet nga kamerat e sigurisë, ai shfaqet i vetëm, por nuk përjashtohet mundësia të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë. Grupi hetimor mori në pyetje dy punonjëset, të cilat treguan kërcënimet e autorit. Hetuesit janë duke verifikuar faktin e lënies së derës së brendshme të sigurisë hapur.
Për ngjarjen, që duket se është e mirëmenduar, policia e Tiranës vuri në dispozicion një shpërblim prej 5 mijë eurosh, për këdo që jep informacione të vlefshme.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!