Shkalla e lartë e ndotjes në lagjen “28 Nëntori” në Berat është bërë një problem mjaft shqetësues për banorët e kësaj lagje. Reziku për rënie epidemish është shumë i lartë, pasi kanali i ujrave të zeza derdhet lirshëm në mes të lagjes. Në ditët me shi, të cilat janë prezente gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit, ky kanal tejmbushet dhe vërshon mes lagjes duke përmbytur të gjith zonën. Banorët thonë se ndihen të lënë pas dore, përveç premtimeve gjatë fushatave, prej 25 vitesh nuk kanë parë asnjë investim.
"Përveç kanalit të ujrave të zeza në këtë lagje problem është edhe infrastruktura e dobët dhe mbetjet urbane të shpërndara kudo, përshkak të mungesës së koshave për hedhjen e mbeturinave", shprehen banorët.
Ещё видео!