Çfarë deklaroi e ftuara në programin “Pa Gjurmë”
“Në korrik të vitit kaluar një zonjë kontaktoi burrin e motrës. Ata u takuan bashkë dhe konsumuan një drekë. Pas asaj dreke do të fillonte i gjithë kalvari i vuajtjeve për familjen tonë. Ajo filloi shantazhet në rrjetin social TikTok duke postuar fotot e familjes tonë me komente denigruese. Gjithashtu ajo i ka shkruar motrës time duke pretenduar se ata kishin filluar një lidhje intime. Ajo ka krijuar disa llogari false dhe vazhdimisht shantazhon çdo antar të familjes. Ne ndihemi shumë të shqetësuar dhe kemi filluar të kemi debate mes nesh. Motra ka tentuar 3 herë vetëvrasjen dhe momentalisht është nën kujdesin e vazhdueshëm të psikologout. E kam denoncuar në polici zonjën, por këta të fundit nuk kanë marrë asnjë masë ndaj saj. “
Ещё видео!