Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të hënën se Serbia “është burim i destabilizimit në rajon”, ndërsa ftoi bashkësinë ndërkombëtare që t’i kundërvihet “diskursit nxitës”, që, sipas saj, nuk e ka burimin vetëm në Serbi, por edhe në Rusi.
Në një takim me drejtuesit e institucioneve të sigurisë në Kosovë, Osmani tha se Kosova nuk është duke e provokuar situatën e sigurisë, por duke zbatuar ligjin.
Sipas saj, Policia e Kosovës është duke u kujdesur për sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallim. Komentet vijnë derisa në veri të Kosovës, tash e tetë ditë, është gjendje e tensionuar. Disa banorë serbë atje kanë bllokuar vendkalimet kufitare me Serbinë - Jarinjën dhe Bërnjakun - në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti ndaj automjeteve me targa të Serbisë. Për shkak të situatës së krijuar, ushtria serbe është vendosur në gjendje gatishmërie dhe avionët e saj luftarakë kanë fluturuar pranë bllokadave në veri në disa raste gjatë ditëve të fundit. Të dielën, ambasadori rus në Beograd, dhe zyrtarë serbë, vizituan ushtarët e vendosur në gatishmëri të lartë në bazën e Rudnicës që gjendet pranë qytetit të Rashkës në serbi, rrugës për në pikën kufitare të Jarinjës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Serbia#Russia#TopChannel
Ещё видео!