Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiç në samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër deklaroi se në inciativë është e mirëseardhur edhe Kosova. Mes tjerash shtoi se është i gatshëm të flas me Prishtinën edhe pa prezencën e të tjerëve.
“Sa u përket dëshirave të të tjerëve për të hyrë në Ballkanin e Hapur, të gjithë janë të mirëpritur. Ju e quani Republikë ne e quajmë Kosovën ndryshe, por këto janë pyetje … dikush do të thotë se është kjo pyetja e vetme. Në rregull, ka një dialog të veçantë për atë, por nëse duam të zgjidhim problemet në interes të qytetarëve, a do të kemi majftueshëm miell, naftë e gaz e këto janë çështjet e Ballkanit të hapur. Këto janë çështje që diskutohen edhe në dialogun e Bruskelit. Nuk e kam problem të flasë me çdokënd në Prishtinë. Shkëmbimi tregtar në CEFTA është shumë herë më i madh se në fillim. Kjo sjell përfitime për Ballkanin”, deklaroi Aleksandar Vuçiq.
www.klanmacedonia.mk
Follow Klan Macedonia on...
• FB: [ Ссылка ]
• IG: [ Ссылка ]
• YT: [ Ссылка ]
• WEB: [ Ссылка ]
© & ℗ Klan Macedonia & IN Media. All Rights Reserved
Ещё видео!