Dy shqiptarë u përfshinë në një aksident tragjik në Itali ku për pasojë një prej tyre ndërroi jetë. Gjithçka ndodhi kur policia italiane bëri shenjë që mjeti të ndalonte për kontroll, por shoferi refuzoi ti bindej urdhërit dhe i dha më shumë gaz makinës, derisa humbi kontrollin e makinës. Por siç duket shoferi nuk e kishte parashikuar një kthesë të fortë duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.
Nuk janë zbuluar ende rrethanat e aksidentit, por dyshime e para janë sa i përket shpejtësisë së lartë. Sipas mediave italiane ndjekja nisi kur dy personat parakaluan atë të karabinerisë, në një pjesë ku parakalimi është i ndaluar.
Ndërkohë, pasi 31-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, shoqëruesi i tij 26-vjeçar është përpjekur të arratisej, por u arrestua pak çaste më vonë nga policia.
Po ashtu ka dyshime se shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, udhëtonin në një automjet të vjedhur.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Shqiptarët#Itali#TopChannel
Ещё видео!