Koronavirusi Covid-19, është rikthyer sërish, ndonëse jo aq agresiv sa ka qenë më herët, por sërish ka shënuar një viktimë në Kosovë. Sipas të dhënave shtetërore kosovare, një person ka humbur jetën dhe 67 të tjerë janë infektuar me koronavirus në dy javët e fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë vend, mosha mesatare e të infektuarve është 52 vjeç, teksa numri më i madh i të infektuarve në periudhën 30 gusht – 12 shtator është regjistruar në Prishtinë, 25 raste, Pejë, tetë raste e Gjakovë, shtatë raste.
Po ashtu bëhet e ditur se Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike është duke e monitoruar vazhdimisht situatën epidemiologjike, e cila vlerësohet të jetë e qetë. Ky institut ka identifikuar disa lloje të varianteve të koronavirusit në Kosovë, pas analizave të tjera në Departamentin e Mikrobiologjisë.
Kujtojmë se Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020, teksa më shumë se 6.9 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosovë#Pandemi
Ещё видео!