Besimtarët ortodoksë dhe katolikë në mbarë vendin kremtojnë ngjalljen e Krishtit në meshën e Pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.
Në Tiranë mesha e ortodoksëve u mbahet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe drejtohet nga kryepeshkopi Anastas Janullatos.
Ndërsa dhjetëra besimtarë të krishterë iu drejtuan Katedrales së “Shën Palit” në meshën e shenjtë që nisi në orën 23:00, pak para mesnatës.
Besimtarët ortodoksë dhe katolikë në të gjithë vendin, qoftë edhe nga besime të ndryshme fetare ndezën qirinj dhe uruan njëri-tjetrin për paqe, begati dhe lumturi.
Nisja e ceremonisë së pashkëve, sjell si simbol dhe ngjyerjen e vezëve të pashkës me të kuqe, e cila tregon dhe traditën e hershme të kësaj feste.
Flaka e ndezur simbolizon dhe Ringjalljen e Krishtit pas sakrifikimit të tij në kryq.
Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.
Shqiptarja.com dhe Report Tv iu urojnë të gjithë besimtarëve të krishterë gëzuar Pashkën!
Ещё видео!