Liderët europianë shpresonin në organizimin e një takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologut të saj serb, Aleksandar Vucic në margjinat e samitit të komunitetit politik europian që mbahet sot në Granada të Spanjës. Por kryetarja e shtetit Kosovar ua preu shkurt.
Osmani deklaroi se nuk ka arsye për ta takuar Vucicin përpara se ndaj tij të vendosen sanksione për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës. “Nuk kam përse takohem me Vucicin pa u hedhur ky hap. Sanksione në fillim, e më pas mund të flasim për më shumë”, ka qenë komenti i saj, ndërsa shtoi se shpreson që sanksioneve kundër Serbisë ti bashkohet edhe Spanja, e cila vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. Pak ditë më parë, disa eurodeputetë kërkuan në Parlamentin Europian, vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë për shkak të sulmit në Banjskë.
Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier u shpreh së fundi se SHBA-ja është duke tentuar të kuptojë më shumë për rastin, para se të merret vendimi për sanksionet. “Por është qëndrimi prerë i administratës amerikane që përgjegjësit për këtë krim, si për vrasjen e zyrtarit policor, për përdorimin e forcës për ta kontrolluar një objekt fetar, ashtu dhe për përfshirje në shkëmbim të zjarrit me policinë legjitime dhe shërbimet e sigurisë së Kosovës, duhet të konsiderohen përgjegjës.
Ne do të jemi të përfshirë në mënyrë aktive në këtë proces, për të garantuar një gjë të tillë,” shtoi ai. Samiti i tretë i komunitetit politik europian do të ketë në focus të tij edhe zgjerimin e Bashkimit Europian. Pjesëmarrësit e takimit do të diskutojnë se si ta bëjmë Europën më elastike, më të begatë dhe gjeostrategjikisht të rëndësishme, njoftoi Këshilli i BE-së.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#VjosaOsmani#BE#TopChannelNews
Ещё видео!