Inflacioni bazë pësoi një rënie të mëtejshme për muajin korrik dhe zbriti në nivelin më të ulët në një vit e gjysmë. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues zbriti në 4.65%, nga 5.18% që kishte qenë për muajin qershor. Niveli i korrikut është më i ulëti që prej shkurtit të vitit 2022, para fillimit të valës së fortë inflacioniste që preku ekonominë shqiptare. Përveç rënies së inflacionit vjetor bazë, edhe rritja mujore e indeksit të çmimeve të inflacionit bazë rezultoi shumë e ulët, me vetëm 0.02%, rritja më e ulët mujore në dy vitet e fundit.
Inflacioni bazë mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, duke përjashtuar ato produkte që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike.
Rënia e inflacionit bazë është një tregues i dobësimit të presioneve inflacioniste në ekonomi. Inflacioni bazë po ndjek tendencën rënëse të inflacionit mesatar në ekonomi, që në muajin korrik zbriti në 4.2%, edhe ai në nivelin më të ulët që prej shkurtit të vitit 2022. Inflacioni i plotë i shportës së çmimeve të konsumit sidoqoftë ende paraqitet më i ulët se inflacioni bazë, kryesisht për shkak të rënies së çmimeve të naftës. Megjithatë, gjatë muajit gusht çmimet e naftës i janë kthyer një rritjeje të shpejtë, që mund të rezultojë në në frenimin e rënies së inflacionit për muajt në vazhdim.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Inflacioni#BankaShqipërisë
Ещё видео!