Lezhë - Plazhi i "Rërës së Hedhur" në Shëngjin, është një nga zonat më të bukura për të kaluar pushimet verore dhe nga vendasit cilësohet si oaz i adriatikut. Ajo që po e penalizon këtë zonë është infrastruktura rrugore e cila është plotësisht e amortizuar. Kjo rrugë e improvizuar është hapur nga operatoret turistik.
"Për një vend që është kështu dhe mos të hapet rruga tjetër, nuk e di çfarë i thonë vetes.
Ruga katastrofë, është gjynah të lihet në këtë gjëndje. Plazhi është më i miri, më i pastri, me pamjen e bukur. Kjo rrugë duhej të ishte bërë me kohë, kemi vite që vijmë në këtë plazh, por rruga është gjithmonë e njëjtë"- shprehen pushuesit.
Mosbërja e rrugës ka qënë pengesë nga Ministria e Mbrojtjes, për shkak se zona cilësohet ushtarake, por moshapja e rrugës po ndikon në uljen e numrit të turistëve.
"Aty është mal, nuk ka lidhje as me avionët, as me mushkonjat, me asgjë nga ato budallalliqet që thonë. Këtu është një segment I shkurtër por që lehtëson shumë për të shuar tek "Rëra e Hedhur" për turistët"- ka theksuar kryetari i Komunës së Shengjinit, Salvador Kaçaj.
Mundim për të shijuar pushime të veçanta, kjo është zgjedhja që bëjnë vizitorët që zgjedhin rërën e hedhur për këtë sezon veror.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!