Aksi rrugor Kardhiq-Delvinë, i cili u inagurua mesditën e së shtunës, ka qenë në monitorimin e policisë rrugore që prej hapjës së tij, ndërsa po ashtu ka qenë nën vëzhgim edhe nga 2 makina inteligjente, radarë automatikë dhe patrulla në lëvizje me mjete të paloguara.
Në 24 orët e fundit në këtë aks, rrugorët pezulluan 8 leje drejtimi për shkleje te ndryshe që përbëjnë rrezik për përdoruesit e rrugës.
Shkeljtet që u konstatuan nga policia rrugore, kanë qenë kryesisht për mosrespektim të tabelave kufizuese lidhur me shpejtësinë.
Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se vetëm në harkun kohorë të 24 orëve u vendosën 54 masa administrative, për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.
34 masa administrative u vendosën për përdorim të celularit në timon, në disa raste edhe filmimin e rrugës gjatë kohës së drjetimit të mjetit, gjë që përbën rrezik potencial për përfshirjen në ngjarje rrugore.
13 masa u vendosën për parakalime të gabuara dhe 21 të tjera për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Policia Rugore edhe njëherë thekson se do të vijojë monitorimin e këtij aksi rrugor dhe të akseve të tjera rrugore nacionale, duke përdorur mjetet logjistike bashkëkohore që tashmë Policia Rrugore ka në përdorim, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kardhiq#Delvine#TopChannel
Ещё видео!