Pak orë para protestës së organizuar në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti ka folur për veteranët. Ai ka kontestuar numrin aktual dhe ka thënë se janë trefish më pak. Sipas tij, ajo çka u duhet Qeverisë edhe Kuvendit është dosja që ndodhet në Prokurori, në mënyrë që numri i veteranëve të kthehet në të vërtetë faktike.
Kryeministri Albin Kurti ka shprehur bindjen se ka trefishim të numrit të veteranëve, pasi ka theksuar se sipas komandantëve të UÇK-së, numri i pjesëtarëve të kësaj ushtrie ishte rreth 20 mijë.
Deklarimin e ka bërë gjatë pjesëmarrjes në fillimin e fushatës së korrje-shirjeve në
“Unë besoj që në luftën çlirimtare kanë marrë ma shumë se 60 mijë pjesëmarrës, mirëpo ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve, andaj është e domosdoshme që gjërat t’i quaj me emra adekuatë. Veteranët sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, atëherë nëse i bashkëngjisim edhe pjesëmarrësit atëherë bëhen edhe me shumë se 60 mijë. Unë kam mirënjohjen për të gjithë, por nuk mund ta deformojmë luftën çlirimtare”, ka deklaruar Kurti.
Kryeministri ka folur edhe për nevojën e pastrimit të listave të veteranëve. Ka thënë se ajo çka u duhet Qeverisë edhe Kuvendit është dosja që ndodhet në Prokurori, në mënyrë që numri i veteranëve të kthehet në të vërtetë faktike.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kurti#UÇK
Ещё видео!