Këto janë pamjet brenda magazinës së vjetër dy katëshe që u zbulua nga policia në zonën e Selitës në kryeqytet, që ishte përshtatur në ambient për kultivimin e kanabisit me llamba.
Për këtë rast policia arrestoi 7 persona të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, me qëllim kultivimin e drogës.
Mes të prangosurve ishin dhe 3 punonjës të OSHEE, të cilët akuzohen se nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë të cila shërbente për mbjelljen e bimëve narkotike.
Krahas të prangosurve në hetim u vendos një 39-vjeçare, e cila dyshohet se ka patur dijeni për aktivitetin kriminal të të arrestuarve, por nuk e ka kallëzuar në polici.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe 46-vjeçari Sajmir Karaj, që shihni dhe në këtë foto të siguruar nga Tv Klan.
Ai dyshohet të jetë organizator i aktiviteti kriminal të kultivimit të kanabisit me llamba në magazinën e vjetër, ku u sekuestruan 193 bimë narkotike.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!