bashkëshorten, Pëllumbeshën, 58 vjeçe me mjet prerës në këmbë, ndërsa djalin, Kamberin, 27 vjeç, me mjet të fortë në kokë.
Pas kësaj, ai u mbyll në banesën e tij. Me vete ka një armë zjarri me të cilën ka qëlluar edhe ndaj efektivëve të policisë. Fillimisht ka qëlluar mbi punonjësit e policisë së Maliqit. Për këtë arsye, efektivët kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie.
Më pas, atje kanë shkuar forcat speciale RENEA. Këta të fundit qëndrojnë në banesën dykatëshe të Muçollarit dhe po negociojnë me të që të dorëzohet. Por 62-vjeçari nuk pranon dhe ka vijuar të qëllojë edhe në drejtim të forcave të RENEA.
Siç duket nga këto pamje që ka siguruar gazetarja Daniela Zisi, efektivët e RENEA-s ndodhen në shtëpinë e Muçollarit në përpjekje për ta kapur atë.
Sa i përket gruas dhe djalit të 62-vjeçarit, ata janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas deklarimeve paraprake të tyre, dyshohet se Muçollari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gazetarja Daniela Zisi raporton se ai kurohet prej 20 vitesh nga depresioni. /tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!