[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Teksa prezantonte kandidatët për deputetë në qarkun e Elbasanit, kryeministri Edi Rama u ndal tek konflikti fizik mes ish-deputetit demokrat Luçiano Boçi dhe sipërmarrësit Gjergj Luca, përplasje e regjistruar pak ditë më parë në Labinot.Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se nëse dhunuesi i bizesmenit “do të kishte qenë cilido nga ne, ata do të kishin vënë kujën”.“Do të gjejmë mënyra për të angazhuar njerëzit, por nuk do biem pre e tufologjisë që në vitin 2021 në mes të një pandemie kur shohim se çfarë po ndodh, Shqipëria të kishte si alternativë zgjedhjeje një opozitë që të ishte kaq e papërgjeshme, e boratizuar, kjo do dukej e pamundur. Nuk ka ndryshuar natyra vulgare e politikës së vjetër që mëshirohet sot në koalicionin e ri. E pamë në Elbasan dhe ju ftoj ta imagjinoni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, i një punëkrijuesi, si Gjergj Luca të kishte qënë cilido prej nesh, prej djemve burrave, sikur grushtuesi, grabitësi i telefonit të rij, dhunuesi i tij të ishte Taulant, Florenci, cilidoqoftë, cfarë do kishin bërë. Sa email, telefonata do kishin derdhur në Europë, do na kishin vënë kujën, por ne e kemi të qartë që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara. Ata e kanë të qartë se nuk kanë mundësi të kenë një shans tjetër.Sa iu përket takimeve elektorale të kryedemokratit Lulzim Basha, ku shfaqet mes turmës dhe në shkelje të masave anti-Covid, Rama tha se ai po rrezikon jetën e qytetarëve.
Ещё видео!