Prokuroria Speciale SPAK rikthen për hetim dosjen e tragjedisë së Gërdecit. E gjithë kjo ka ardhur pas një denoncimi të familjes Durda, e cila në tragjedinë e 13 viteve më parë humbi djalin që në atë kohë ishte vetëm 7 vjec.
Zamira Durda në denoncimin e saj për rihapjen e hetimeve ka kallëzuar në SPAK ish-ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe Fatmir Mediun.
Në datën 15 Mars të 2008 në ambientet e ish Brigadës së Tankeve, në fshatin Gërdec, në Tiranë, ushtrohej aktiviteti i ç’montimit të municioneve luftarake.
Ky aktivitet kryhej nga një kompani private me bashkëpronësi shqiptaro-amerikane, në kushte primitive dhe nga staf i patrajnuar, ndër të cilët edhe të mitur.
Megjithatë në vitin 2007 kjo kompani firmosi kontratën e dytë për ç’montimin e municioneve deri në 152 mm me ministrinë e mbrojtjes, e cila e konsideroi të specializuar një kompani që demontonte me mjete rrethanore.
Ajo që bie në sy është që vendimi për çmontim të municioneve të kalibrave të mëdhenj nuk është bërë me vendim të këshillit të ministrave, por me vendim të ministrit Mediu.
Si pasojë e këij aktiviteti ndodhën një seri shpërthimesh masive që sollën pasoja të rënda dhe shkaktuan plagosje të lehtë të 109 personave, plagosje të rëndë për 27 persona, dëme të parëndësishme për 67 persona si dhe vdekje të 26 shtetasve ndër të cilët edhe i mituri 7 vjeçar, i familjes Durda.
Lidhur me këtë ngjarje në vitin 2008, Prokuroria e Përgjithshme regjistroi procedim penal jo vetëm ndaj ish ministrit Fatmir Mediut, por dhe ndaj persoanve të tjerë.
Në 13 mars të vitit 2009 Prokuroria e Përgjithshme paraqiti në Gjykatën e Lartë kërkesën për gjykimin e çështjes penale të vitit 2008. Në këtë hetim Fatmir Mediu u akuzua për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.
Por në 14 shtator të vitit 2009 u vendos pushimi i procedimit penal në ngarkim të Fatmir Mediut. Zgjedhja e tij deputet në Kuvend dhe mungesa e autorizimit për procedim të Kuvendit të Shqipërisë për këtë person pas mandatimit si deputet ishin arsyet pse ndjekja penale e filluar në ngarkim të shtetasit Fatmir Mediu nuk mundet të vazhdonte.
Ndërkohë SPAK ka vendosur se nuk ka më asnjë arsye ligjore që çon në pushimin e çështjes ndaj Fatmir Mediut dhe për pasojë kjo çështje do të shqyrtohet sërisht.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#FatmirMediu#Gerdeci#TopChannel
Ещё видео!