Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në një konferencë për shtyp ka kërkuar nga autoritetet shqiptare zbardhjen sa më shpejt të shkaqeve të vdekjes së tre anëtarëve të familjes nga Kosova, dy ditë më parë në Durrës.
Haziri thotë se shteti shqiptar e ka për detyrë të dalë me rezultatin përfundimtar të hetimit.
“Interesi është që të zbardhet rasti edhe në lidhje me trajtimin shëndetësor që tre qytetarët tanë kanë marrë”, ka thënë Haziri, ndërsa ka vijuar me tej: “Unë do të bëj presionin e duhur në organet më të larta të shtetit shqiptar. Do të vizitoj vendin dhe institucionet më të larta duke kërkuar drejtësi”.
Të afërmit e viktimave janë vizituar edhe nga ambasadori shqiptar në Kosovë.
Sipas autoriteteve shqiptare tre anëtarët e një familje kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit.
Ata kanë konsumuar kërpudha helmuese gjatë kohës që po qëndronin në shtëpinë e tyre në gjirin e Lalzit.
Policia ka njoftuar se lidhur me këtë rast janë proceduar dy mjekë të qendrës shëndetësore në Manzë, të cilët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm.
Ndërkohë edhe familjarë të tre viktimave akuzojnë bluzat e bardha për këtë ngjarje./abcnews.al/
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!