Prej datës 1 Gusht, dokumentet biometrike të shqiptarëve do të prodhohen nga kompania e re shtetërore “Identitek”.
Pasaportat dhe kartat e identitetit do të prodhohen nga shteti pas përfundimit të kontratës me koncesionarin “ALEAT” që i prodhon prej vitit 2009. Të gjithë qytetarët që duan të aplikojnë këto ditë pa vonesa për t'u pajisur me dokumente, kanë afat deri në datën 26 Korrik, pasi nga data 27 deri më 31 Korrik nuk do të jetë e mundur, për shkak të kalimit të detajeve të fundit të ndryshimit të dy kompanive.
Gjithçka pritet të jetë e njëjtë, vendet e aplikimit, por edhe Posta Shqiptare për blerjen e kuponëve të rinj me logon "IdentiTek", me të cilën nga data 1 Gusht nis puna, jo vetëm brenda vendit por edhe në zyrat e aplikimeve jashtë Shqipërisë.
Pavarësisht ndërrimit të kompanisë, sipas Ministrisë së Brendshme nuk do të ketë ndryshim të çmimeve.
Për një pasaportë me një afat standard prodhimi 15 ditor duhet të paguajnë 7.500 Lekë, ndërsa në një afat të përshpejtuar në vetëm 2 apo 3 ditë duhet të paguajnë 18.000 Lekë. Tarifa për prodhimin e kartës së identitetit do të jetë edhe në vazhdim 1.500 Lekë.
Kompania “Identitek” ka në bazë simbolin e shqiponjës, por të integruar në një çip elektronik. Drejtuese e kompanisë do të jetë Loina Prifti, e cila prej vitesh ka jetuar dhe punuar në Gjermani ku ka marrë edhe shtetësi gjermane. 35-vjeçarja deri më tani ka punuar në Katedrën e Informacioneve në Universitetin Teknik të Mynihut dhe është marrë me inteligjencën artificiale.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!