#oranews
Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro zgjatjes së afateve për organet e vetingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës tërritoriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore.
Kryetari i PD-se Lulzim Basha akuzoi atë që e quan "Trekëndëshi i Bermudes" Rama, Basha Meta se edhe këto ditë kanë bërë gjithçka për të larguar ONM, ndërsa vota pro e deputetëve të tij është shans që sistemi i drejtësisë të ngrihet në këmbë.
Lulzim Basha: Reforma në drejtësi ka pasur ecejaket e saj, ngecje devijime dhe vazhdon të ketë. Brenda pak ditësh trekëndëshi i Bermudes, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë gjithçka që të largojnë ONM dhe vetingu të shkojë në drejtim të paditur. Me gjithë problemet përfshirë dhe korrupsionin e anëtarëve të KPK e KPA, prapë se prapë ka vetëm një shans që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës, që politikanët të shkojnë në burg një nga një dhe që pasuritë të mos jenë në duart e oligarkëve, dhe kriminelët të mos jenë në parlament e bashki, është një drejtësi që funksionon. Sot nuk kemi drejtësinë që duam por do të ishte edhe më keq nëse procesi do të mbetej në mes dhe do të ndërpritej integrimi europian i vendit.
Për hir të integrimit europian do bëjmë githçka, aq më shumë ti japim shansin një drejtësie të ngrihet në këmbë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!