[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Zyrtarët e lartë amerikanë dhe ata meksikanë kanë arritur një marrëveshje për të frenuar emigracionin e paligjshëm që vjen nga Meksika. Më herët presidenti Trump kërcënoi se do të vendoste një tarifë prej 5 për qind mbi importet meksikane duke filluar nga 10 qershori, nëse nuk gjendej kompromisi. Marrëveshja erdhi pas tri ditësh negociata intensive nëpërmjet të cilave Uashingtoni kërkoi një goditje të rreptë ndaj emigrantëve të Amerikës Qëndrore. Trump kishte deklaruar një emergjencë në kufirin SHBA-Meksikë në shkurt. Meksika ka pozicionuar 6,000 ushtarë të Gardës Kombëtare në kufirin e saj me Guatemalën, në një përpjekje për të frenuar fluksin e emigrantëve që shkojnë drejt shteteve te bashkuara. Autoritetet amerikane kanë thënë se më shumë se 100,000 emigrantë pa dokumente, kryesisht nga tre vendet e Amerikës Qendrore, kanë kaluar në Shtetet e Bashkuara në muajt e fundit. Uashingtoni njoftoi të mërkurën se në maj, 144,000 emigrantë u ndaluan në kufi.
Ещё видео!