“Tirana u çlirua për 3 orë”- Tubimi i opozitës, Sali Berisha: U përdorën mashtrues që shohin gra imagjinare shtatzëna që lindin në autobusë! Gjekmarkaj u bë për spital
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar një ditë pas protestës së opozitës në Tiranë, teksa u shpreh se kryeqyteti u çlirua për 3 orë nga kthetrat e narkoshtetit.Berisha, gjatë një deklarate për shtyp, deklaroi se deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj u godit nga policët, që sipas tij, e bënë për spital.
Kryedemokrati theksoi se gjatë protestës u panë shfaqje të shëmtuara dhe qeshkarake.
“U përdorën mashtrues ordiner, që shohin gra imagjinare shtatzënë që lindin në autobusë, i përsëritur sa herë që opozita mban protesta”, deklaroi ai.
Sali Berisha: Falenderoj çdo qytetar që ditën e djeshme me mosbindjen e tyre çliruan kryeqytetin për 3 orë nga kthetrat e narkoshtetit.Përshëndes të arrestuarit që ndodhen në qeli për revoltën e tyre. I garantoj se PD qëndron fuqishëm dhe me mirënjohje të pakufishme ndaj tyre. Mosbindja e djeshme ka tmerruar deri në palcë Edi Ramën, ndaj u panë shfaqje nga më të shëmtuara dhe më qesharake.
Narkoshteti përdori mashtrues ordiner, që shohin gra imagjinare shtatzënë që lindin në autobusë, i përsëritur sa herë që opozita mban protesta.
Përdori narkopolicinë me uniform për të goditur deputetin Agron Gjerkmarkaj, duke e bërë atë për spital, për të përhequr zvarrë protestues paqësor.
#saliberisha #partiademorkatike #deklarate #gazetapanorama #tirane #ndiqelive #lajmifundit #albania #breakingnews #edirama
Ещё видео!