Zgjedhjet presidenciale amerikane janë vetëm dy javë larg, dhe sipas Zërit të Amerikës, shqiptaro-amerikanët e shohin veten si një kategori votuesish që në shtete të caktuara mund të ndikojnë tek rezultati i votimeve. Por, ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, thekson VOAm ata nuk paraqiten si një bllok i vetëm në favor të një kandidati të caktuar. Si Donald Trump, ashtu edhe rivali I tij demokrat Joe Biden, janë angazhuar personalisht në çështje që lidhen me shqiptarët: Trump duke sjellë në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, dhe Biden duke u kujtuar atyre se ka një vizion pro Shqipërisë dhe Kosovës. Peter Lumaj, një avokat i cili dy vjet më parë garoi për t’u zgjedhur si guvernator i shtetit Konektikat, tha për VOA-n se ka arsyet e tij se përse e mbështet presidentin Donald Trump. Për Lumaj, Trump ka mbajtur cdo premtim që u bëri votuesve në 2016-tën. Ai mendon se administrata Trump është jashtëzakonisht e interesuar për të luftuar korrupsionin dhe për të zhvilluar ekonominë dhe Shqipëria e Ballkani njihen për një ekonomi të dobët dhe korrupsion. Ndaj në këtë drejtim, e sheh si mjaft pozitiv rikonfirmimin e tij në krye të shtetit amerikan. Avni Mustafaj pjesë e një grupi të quajtur Shqiptaro-Amerikanët për Bidenin, rendit disa nga arsyet e mbështetjes së së tij për demokratin, duke nisur nga fakti që Biden ka qenë shumë aktiv në çështjet e shqiptarëve duke nisur që nga koha e bombardimeve të Nato-s kundër forcave të Millosheviçit. Ndërkohë Uk Lushi, specialist i tregut të aksioneve në Nju Jork, thotë se nuk ka preferenca partiake dhe ende nuk ka vendosur se për cilin kandidat do të votojë, por sipas tij pavarësisht se kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, qoftë Trump apo Biden, që të dy do të angazhohen për njohjen dhe forcimin e shtetit të Kosovës, sepse sic thote, Kosova është shtet ku pleksen interesat amerikane dhe ku mbrohen interesat e Amerikës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHBA#Votimet#TopChannel
Ещё видео!