Lajme arkiva 2009
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka përfituar nga inaugurimi i çerdhes nr. 26 në njësinë nr. 3 në kryeqytet, për t’i kërkuar qeverisë që t’i japë bashkisë sipas tij pronat që i takojnë për të ndërtuar të tjera institucione në shërbim të kryeqytetit.
Edi Rama: “Të na vënë në dispozicion hapësirat që kemi kërkuar qysh në vitin 2005 dhe pastaj përsëri në vitin 2007, për të ndërtuar edhe 4 shkolla të reja, 3 kopshte, 3 çerdhe dhe 5 qendra sociale pa llogaritur këtu dhe një sërë parqesh për fëmijët në të gjithë kryeqytetin. Janë asete publike, janë prona publike të cilat duhet t’i jepen bashkisë sepse është e vetmja bashki në botë që sot nuk disponon asnjë pronë për ta kthyer në funksion të shërbimeve sociale”.
Çerdhja nr. 26 i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë me një fond prej 22.800 lekë nga buxheti i bashkisë. Në këtë çerdhe janë akomoduar rreth 80 fëmijë./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!