Varësia nga alkooli është një fenomen në rritje për shqiptarët. Ekspertët thonë se më të prekur janë moshat 30 - 60 vjeç.
Shpëtim Noksani, drejtor i klinikës trajtuese të varësisë alkoolike tha se “3,5- 4 % e popullsisë janë të sëmurë nga varësia alkoolike, pa futur ata që kanë varësi të dyfishtv alkool-drogë.”
Studimi i fundit i realizuar prej tyre ka nxjerrë në pah se personat e alkoolizuar krahas dëmtimit të vetes dhe degradimit të çdo marrëdhënie, arrijnë deri në dhunë seksuale ndaj bashkëshortes.
“Dhunen që ushtrohet brenda shtëpisë, viktimizimin e fëmijëve, viktimizimin dhe dëmin e personalitetit të bashëkshortes dhe dhunën seksuale... 71,4% ushtronin dhunë brenda shtëpisë, edhe tek fëmijët dhe brenda kësaj, 53% ushtronin dhunë seksuale të drejtpërdrejtë.”
Ekspertet shpjegojnë edhe arsyet se perse personat e alkoolizuar arrijnë në dhunë seksuale.
“Dy ishin arsyet, se pari zhvillimi i impotencës sekondare mashkullore për shkak të sasisë së madhe toksikuese të alkoolit dhe impotenca sekondare mashkullore psikologjike, pra bashkëshorti për shkak të varësisë alkoolike gjeneron çrregullim humori, depresion dhe çrregullim personaliteti antisocial, për shkak të këtyre çrregullimeve madhore që janë të natyre psikotike ai arrinte dhe ne situata halucinative.... për shkak të kësaj impotence psikologjike nuk arrihej raporti seksual ushtronte dhune edhe në marrëdhënie të pavullnetshme deri në përdhunime, ofendime denigrime vënie në lojë, përdorimi i fëmijëve për ta denigruar bashkëshorten...”
Ekspertët thonë se varësia alkoolike është një sëmundje që duhet trajtuar, pasi në jo pak raste ka çuar edhe në krime brenda familjes.
“Ishte vartësia alkoolike si sëmundje e cila kishte zhvilluar çrregullime personaliteti , çrregullime humori, depresion, çrregullime ankthi tek subjekti, ky subjekt për shkak të këtyre çrregullimeve kishte shumë të zhvilluar dhunën verbale psikologjike ndaj familjes ne përgjithësi , por ndaj bashkëshortes në veçanti, dhe akoma me tej një dhunë e fshehur që ishte dhuna seksuale, pra denigrimi seksual i bashkëshortes për shkak të impotencës psikologjike që ishte zhvilluar tek personi...”
Ещё видео!