Berlini përjashton dërgimin e armëve në Ukrainë në kudër të përplasjes me rusinë, për momentin – tha ministrja gjermane e mbrojtjes Kristine Lambreht në një intervistë të publikuar të shtunën, disa ditë pasi britania nisi furnizimin e Kievit me armë anti tank. Një grup senatorësh amerikanë po ashtu i premtuan ukraiunës armë, mes të cilave raketa, armë të lehta dhe anije për të ndihmuar vendin të mbrohet nga një pushtim i mundshëm rus. Kancelari gjerman, Olaf Sholz, sidoqoftë, ka nënvizuar se politika e berlinit është që të mos dërgohen armë vdekjeprurëse në zona konflikti. “Unë mund ta kuptoj dëshirën për të mbështetur ukrainën, dhe kjo është ekzaktësisht ajo që ne po bëjmë aktualisht”, tha ministrja për Velt am Sonntag. “Ukraina do të marrë një spital fushor nga ne, bashkë me trajnimin e nevojshëm, dhe ai do të financohet nga gjermania me 5.3 milionë euro”, tha ajo duke nënvizuar se gjermania ka trajtuar trupat e lënduara ukrainase në spitalet e saj ushtarake prej vitesh.
Por jo vetëm kaq, berlini raportohet se nuk do të japë edhe lejet e nevojshme për të eksportuar armë të prodhuara në gjermani në vend. Sipas Ëall Street Journal, gjermania ka penguar Estoninë, anëtare të NATO-s, që ti japë ukrainës mbështetje ushtarake duke refuzuar të japë lejen e eksportit për armë me origjinë gjermane. Një zëdhënës i qeverisë, ka shpjeguar për gazetën se vendimi është rezultat i një politike të hershme të vendit. Estonia po lobon që gjermania të ndryshojë kurs në mënyrë që ajo të mund të dërgojë në Ukrainë D-30 Hoëitzers. Armët sovjetike ishin lënë në gjermani pas ribashkimit, para se të eksportoheshin në finlandë dhe më pas edhe në estoni. Ndryshe nga vende të tjera anëtare të NATO-s, mes të cilave SHBA dhe Britania, gjermania refuzon ti japë armatime ukrainës në mes të tensioneve me rusinë. Qeveria gjermane e bën këtë për të evituar një provokim ndaj rusisë dhe citon madje edhe historinë e vet të mizorive në rajon të kryera nga nazistët gjatë luftës së dytë botërore. Ukraina i ka kërkuar gjermanisë të ndryshojë politikë, duke hequr dorë nga justifikimet për mohimin e ndihmës së domosdoshme. “Kjo nuk duhet të rëndojë mbi popullin ukrainës që humbi të paktën 8 milionë jetë njerëzish gjatë pushtimit nazist të
Ukrainës, tha ambasadori ukrainas në gjermani Andrij Melnyk.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Gjermani#Ukraine#TopChannel
Ещё видео!