Gjykata e Durrësit ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg 8 nga 20 të arrestuarit e konteinerit me banane nga ku u hoqën të paktën 49 arka. Të arrestuarit e tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.
Nga hetimet e kryera në konteinerë kanë qenë në total 1200 arka, ndërsa për pjesën që mungon policia dhe prokuroria ende nuk ka identifikuar personat përgjegjës.
Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që në arkat që mungonin të ketë patur drogë. Megjithatë ky pretendim hidhet poshtë nga avokatët e personave të arrestuar.
Autoritetet kanë marrë në shqyrtim gati 200 orë të pamjeve të kamerave të sigurisë për të identifikuar se kush e hapi konteinerin me banane që kishte mbërritur në Durrës më 7 Korrik. Ai ishte nisur nga Kolumbia për të qëndruar Spanjë, Itali e më pas në Durrës.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!