Finalizohet operacioni policor i koduar “Parkingu". Sekuestrohen 2 pako me lëndë narkotike kanabis dhe 103 doza me kanabis.
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.
Vihet në pranga dhe një shtetas tjetër që siguronte lëndën narkotike dhe bashkëpunonte me 26-vjeçarin, për të shitur dozat e kanabisit, në zonën e quajtur “Vollga”, Durrës.
Sekuestrohen 2 pako me lëndë narkotike kanabis, 103 doza më lëndë të dyshuar cannabis sativa, të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe 1000 qese farmaceutike që përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza.
Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Durrësit, në zonën e juridiksionit të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar "Parkingu".
Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, gjatë operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës kapën dhe vunë në pranga shtetasit E. K., 27 vjeç dhe R. Sh., 26 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi R. Sh. kishte masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", dhe bashkëpunonte me shtetasin E. K., për të shitur në zonën e quajtur “Vollga”, Durrës, doza të lëndës narkotike kanabis të cilën e siguronte shtetasi E. K.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 pako me lëndë narkotike kanabis, 103 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe 1000 qese farmaceutike që përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Durres#TopNews#TopChannel
Ещё видео!