Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
“Për të katërtin vit radhazi me nisjen e tetorit të letërsisë në “Bookland” vjen panairi më i madh i librit i organizuar prej tij. Libraria më e dashur për ju për 10 ditë do t’i hap dyert çdo lexuesi për të patur në duar jo vetëm titujt e rinj të letërsisë shqipe dhe asaj të huaj por dhe letërsisë klasike, bashkëkohore dhe për fëmijë.”Që prej hapjes në vitin 2020 e deri më tani “Bookland” ka sjellë për lexuesit titujt kryesor edhe ekskluziv të librave si dhe botimet më cilësore për të qenë sa më pranë lexuesit.“Kjo tashmë është kthyer në traditë në “Bookland”, pasi çdo vit jemi përpjekur të sjellim titujt më të mirë qoftë të autorëve shqiptar dhe atyre të huaj. sigurisht ne nuk i përjashtojmë asnjëherë fëmijët dhe vëmendja mbetet te ata. Sepse një brez i edukuar mirë që në fazat e para është ai që të përcjell gjatë gjithë kohës. kështu që patjetër një ulje të konsiderueshme kanë dhe librat për fëmijë”, thotë Enkelejda Koleci, menaxhere e “Bookland”Përfaqësues të “Bookland” vlerësojnë faktin që nga muaji në muaj interesi për librin është në rritje, veçanërisht nga të rinjtë të cilët kanë qenë ndër blerësit e parë që kanë vizituar panairin. Ndaj për të nxitur dhe për të afruar edhe më shumë lexuesit me librin, në çdo panair që “Bookland” organizon ka gjithmonë risi dhe oferta që rrallë herë mund të gjenden.“Vitet e fundit ka një vëmendje te misteri, trileri, drama, historitë e luftës së parë dhe të dytë botërore mbeten sigurisht të preferuarat e lexuesit. por sigurisht kjo nuk është e ndarë në mënyrë të saktë pasi çdo lexues ka zhanrin e tij”, shprehet Koleci.Për të gjithë të interesuarit që duan të përfitojnë nga oferta në panair deri më 13 tetor, “Bookland” është shumë pranë: te galeria “ETC” në katin e dytë dhe online në bookland.al. /vizionplus.tv
Ещё видео!