Lajme arkiva 2008
Ambasadori amerikan në Tiranë deklaroi se marrja e ftesës për anëtarësim në NATO në samitin e Bukureshtit do të jetë meritë e të gjitha forcave politike në Shqipëri. Në një takim të organizuar nga PS me ambasadorë të vendeve të NATO-s që ndodhen në vendin tonë, Withers shprehu keqardhje për ngjarjen e Gërdecit duke nënvizuar se edhe ky takim zhvillohet në një kohë kur ka jo pak debate politike lidhur me atë çfarë ka ndodhur.
John Withers: “Me marrjen e ftesës që do të ndodhë, qeveria ime duhet ta dijë se kjo nuk mund të quhet rezultat i punës i vetëm një grupi njerëzish, por i të gjithë klasës politike. I mbledhur në një kohë kur tragjedia e Gërdecit ka shkaktuar debat politik ne e kuptojmë presionin që keni nga baza për atë çfarë duhet të ndërmerrni. Vendosja e interesave të vendit në plan të parë ju bën nder.”
Ndërkohë kreu i opozitës Edi Rama tha se marrja e ftesës në samitin e Bukureshtit do të jetë një sukses i shoqërisë shqiptare për të ruajtur e forcuar cilësinë e demokracisë. Duke u ndalur tek tragjedia e Gërdecit Rama theksoi, se ajo që ndodhi nxori në pah probleme serioze të funksionimit të strukturave të shtetit.
Edi Rama: “Ne e dimë se përfshirja mes te ftuarve në familjen euroatlantike është edhe një shtysë e posaçme për integrimin tonë në BE. Pasi këto janë procese të veçanta, por edhe të lidhura pazgjidhshmërisht me vlera të cilat Shqipëria duhet ti mishërojë standardet. Sipas nesh duhet një reformë komplekse duke filluar nga ripërcaktimi i funksioneve të kompetencave të këshillit të sigurisë kombëtare dhe duke vijuar dhe me përcaktimin e një zinxhiri komandimi të qartë e të pandryshueshëm, në kohë paqeje e lufte. Hartimin e një ligji të ri, pra autoritetet e komandimit e drejtimit që duhet të reflektojë situatën e re të forcave tonë të armatosura, strukturën e re, saktësimin e rolit dhe përgjegjësive të institucionit që lidhen direkt me ose indirekt me sigurinë e jetës dhe të vendit.”
Takimi i zhvilluar nga PS me ambasadorët e vendeve të NATO-s zhvillohet vetëm pak ditë para samtit të Bukureshtit, ku Shqipëria pret të marrë ftesën për anëtarësim./tvklan.al
Gazetare: Anila Rama
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!