Ministri i Shtetit grek Stavros Papastavrou takoi pasditen e së martës në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale në Durrës kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Vizita, që zgjati rreth një orë, u zhvillua një ditë para seancës gjyqësore të gjykimit të Belerit dhe është në vazhdën e mbështetjes së fortë që Athina zyrtare vazhdon t'i japë atij që nga momenti i arrestimit, duke e konsideruar një ccështje që cenon shtetin e së drejtës dhe fqinjësinë mes dy vendeve. Në një deklaratë për mediat shqiptare dhe ato greke, ministri grek theksoi se Himara është e vetmja bashki në Europë që drejtohet nga kandidati që humbi zgjedhjet, ndërsa fituesit po i mohohet e drejta e betimit.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Papastavrou#Beleri#TopChannelNews
Ещё видео!