Ky ushtrim quhet "Step Up". Siç vihet re, eshte nje ushtrim qe perveç pjeses se kembeve, ve ne pune te gjithe trupin. Eshte tejet funksional dhe kursimtar ne kohe pasi ne vend qe te punosh 5 apo 6 ushtrime te izoluara kembesh si psh: 1 per kofshen para, 1 per pjesen e brendshme, vithet, etj, vetem me ane te ketij ushtrimi ti i punon te gjithe keto grup muskujsh ne forme zinxhiri muskular ne kohe shume te shkurter.
.
Perpiqu te zbatosh sa te mundesh çdo keshille qe kam dhene ne video mbi tekniken e sakte dhe do kuptosh ndryshimin midis nje levizjeje te perqendruar dhe anasjelltas. Eshte ushtrim qe mund te praktikohet kudo, palester, shtepi a natyre. Per kedo, thjesht zgjidh lartesine qe te pershtatet per forcen qe ke. Zotero tekniken e pare e pastaj mund te kalosh ne 2 nivelet e tjera si ne video.
.
Gjithe qellimi im i shperndarjes se kesaj lloj stervitjeje eshte qe te rikthej te secili nga ne, forcen, pamjen dhe levizshmerine funksionale te trupit. Deshiroj qe çdo minut qe shpenzon me trupin tend ne stervitje, t'ja vleje. Te jesh i perqendruar, te dish çfare po ben e si po e ben ushtrimin. Larg dhimbjeve dhe problemeve me gjunjet, mesin, qafen, etj, deshira ime eshte qe kushdo qe stervitet te vitalizohet ne çdo aspekt fizik e mendor. 🙏🏻💪🏻
Ещё видео!