[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ambasada amerikane rikthen vëmendjen tek procesi i dekriminalizimit. Ne nje reagim per mediat, lidhur me raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit, Ambasada e cilëson te turpshme qe nje person i dënuar per trafiqe te jete ligjvenes.“Ambasada vlerëson si të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve. Shqiptarët kanë të drejtën të kenë përfaqësues të zgjedhur me integritet dhe standarde të larta etike, jo kriminelë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i kërkojnë të gjitha partive politike që t’i mbajnë individët me të shkuar kriminale larg jetës politike dhe publike të Shqipërisë”.Duke iu referuar pjese tjetër te raportit te Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Personave për 2015, Ambasada thekson se raporti ve ne dukje se Qeveria e Shqipërisë bëri përparim të mirë dhe vazhdon të bëjë përpjekje domethënëse për të përmbushur standardet minimale për eliminimin e trafikut.“Ne nxisim qeverinë shqiptare t’i vazhdojë ato përpjekje për të luftuar të gjitha format e trafikimit të njerëzve nëpërmjet zbatimit të fortë të ligjit dhe mbrojtjes efikase të viktimave, si dhe me politika për parandalimin e trafikimit.”- thuhet ne reagimin e Ambasadës Amerikane.
Ещё видео!