Vijon e të thellohet kriza në Partinë Demokratike pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar, vendim ky i marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha, pa e miratuar në strukturat drejtuese.
Teksa një natë më parë Basha vendosi shkarkimin e deputetit Flamur Noka nga posti i nënkryetarit të Komisionit për Sigurinë dhe e paralajmëroi për përjashtim nga grupi, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga deputetët Albana Vokshi, Tritan Shehu e më pas Edmond Spaho.
Vokshi nëpërmjet një postimi në Facebook, shprehet se ‘liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në’. Sipas saj ‘memeceria, bindja e verbër dhe futja në rresht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt’.
Ndërkohë deputeti Tritan Shehu ka kërkuar mbledhjen e menjëhershme të Kuvendit Kombëtar.
“Vazhdon cikli i ndëshkimeve të natës nga Z.Basha! Në vend që të rrëzojmë Ramën po “rrëzojmë” veten tonë. Një element më shumë ky, që tregon sa i domosdoshëm është Kuvendi i ynë Kombëtar, për të diskutuar e debatuar së bashku, për të dalë nga kjo spirale kaq e rrezikshme ndëshkimesh e përjashtimesh, që po u la kështu asnjë nuk mund te parashikoje deri ku do shkojë e si do të përfundojë”.
Nga ana tjetër edhe ish-nënkryetari i PD Edmond Spaho ka dënuar vendimin e Bashës teksa e konsideron një vendim prej diktatori.
“Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani. Bjeru deputetëve si në 45. Po ndonjë pushkatim nuk do bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po të mblidhet litari, Lul, po të mblidhet”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kriza#PD#TopChannel
Ещё видео!