Përfaqësia e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara braktisi sallën kur Rusia, që ka marrë presidencën e radhës të këtij këshilli organizoi seancë mbi të drejtat e fëmijëve.
Nëpërmjet një postimi në Tëitter përfaqësia shqiptare e quajti këtë organizim një provokim cinik dhe thekson se gjatë mbledhjes së zhvilluar, u vendos braktisja e seancës kur përfaqësuesja e Rusisë, Maria Lvova-Belova kundërshtoi akuzat e ngritura ndaj saj për rrëmbimet e fëmijëve ukrainas.
Belova është nën urdhër arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e akuzuar për dëbim dhe transferim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas.
Në vend që të ligjërojë në OKB për situatën e fëmijëve në Ukrainë, ajo duhet të paraqitet në një gjykatë për t’iu përgjigjur akuzave shumë të rënda të ngritura kundër saj”-thuhet në reagimin e bërë nga ambasada shqiptare përmes Tëitter-it.
Seanca u braktis edhe nga përfaqësia e përhershme e SHBA në këshill dhe nga ajo e Britanisë së Madhe.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Russia#TopChannel
Ещё видео!