MIRDITE -- Zbardhen rrethanat e vdekjes së çiftit Biba në fshatin Domgjon të Mirditës paraditen e sotme: 50-vjeçari Mark Biba ka vrarë më parë gruan e tij me thikë dhe e ka lënë trupin afër shtëpisë; më pas, ai ka varur edhe veten në pemë.
Këto janë të dhënat e ekspertizës mjeko-ligjore dhe grupit të hetimit, disa orë pasi është konstatuar vdekja e mistershme e dy bashkëshortëve nga Mirdita, gjetur pa jetë në banesën e tyre. Arsyeja e vrasjes ka qënë xhelozia. Realisht, ata jetonin në Durrës, sëbashku me dy fëmijët e tyre, por sot mëngjes, ata janë kthyer në banesën e tyre të vjetër në fshatin Domgjon, duke udhëtuar me një motorr.
Kanë qënë fqinjët e familjes që kanë gjetur sot, 47-vjeçaren Marta Biba të vrarë me disa goditje thike dhe po ashtu, edhe bashkëshortin e saj, Markun, të varur në një pemë pranë stanit. Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka nisur punën për të hetuar këtë vdekje në çift.
Por, ajo ç'ka bën përshtypje në pamjet e transmetuara nga mediat, që ka ngjallur trishtim dhe irritim njëherësh, është fakti se trupat e dy të vdekurve po transportohen në morg me një kamion! Të mbuluar me një batanie, hedhur në një cep të rimorkios së hapur, ku duken mbetjet e të gjitha mallrave që janë transportuar nga ky kamion, dy viktimat e fatit të tyre e meritonin së paku të përcilleshin si njerëz me një ambulancë apo çfarëdolloj mjeti tjetër të mbuluar së paku. Pamjet janë shokuese, tronditëse për mungesën e respektit të treguar ndaj kufomave nga ana e atyre punonjësve të rendit, përgjegjës për këto raste.
Pyetja shtrohet: Nëse ky lloj transporti që do të ndodhte në mes të kryeqytetit, nëse një kamion mallrash do të parakalonte rrugëve të Tiranës me dy kufoma brenda tij, a do të reagonte ndokush? - See more at: [ Ссылка ]
Ещё видео!