Tragjedi në Durrës. Tre fëmijë kanë ndërruar jetë pasditen e sotme rreth orës 17:30 në Rromanat pas zjarrit që përfshiu banesën e tyre.
Fatkeqësisht brenda në banesën e kryefamiljarit Gazmend Konçi kanë qenë vetëm 3 fëmijët e mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë.
Fëmijët vetëm, nëna mbylli derën dhe iku te prindërit
Babai Gëzim Konçi nuk ka qenë në banesë, po ashtu edhe nëna e trinjakëve.
Babai ka qenë në një fshat afër, ndërsa nëna e tre fëmijëve ka qenë tek shtëpia e prindërve të vet, rreth 100 m larg shtëpisë së saj.
Nëna e fëmijëve Migena Konçi, ka lënë trinjaket në dhomë, ka mbyllur derën e shtëpisë dhe ka shkuar me dy vajzat te prindërit e saj që e kanë banesën po në këtë fshat.
Kur është kthyer nëna banesa ka qenë e përfshirë nga flakët.
Banoret e lagjes kanë thyer xhamin e dritares se dhomës ku ndodheshin trinjaket, por ajo ishte me hekura duke e bërë të pamundur ndërhyrjen.
Ещё видео!