Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Policia e Shtetit ka zbardhur rezultatet e aksionit “Forca e Ligjit” në Shkodër, ku thotë se u goditen disa pjesëtarë të grupeve kriminale. Katër persona janë vënë në pranga gjatë kontrollit në 20 banesa e objekte të tjera. Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme. Zëvendës/drejtorja e Përgjithshme e Policisë, Aida Hajnaj, tha nga Shkodra se operacioni ishte finalizim i një pune disa mujore me përgjime dhe ndjekje në terren të elementëve kriminalë.
Zbardhen emrat e katër të arrestuarve nga operacioni "Forca e Ligjit" në Shkodër që nisi dje rreth orës 02:30 të mëngjesit. Mes te arrestuarve është dhe një anëtar i fisit Bajri.
Në kërkim vijon të mbetet një person.
Kush janë të arrestuarit?
1. Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, anëtar i një familjeje të akuzuar nga Partia Demokratike për veprimtari kriminale me mbëshetjen e qeverisë.
2.Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
3.Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër,ish-kampion boksi me Vllazninë.
4. Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër, ka qenë anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës si përfaqësues i pakicave.
Anëtarë të grupeve kriminale
Policia thote se "te arrestuarit janë elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe me gjerë".
Zëvendës/ drejtorja e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, teksa bëri bilancin e operacionit tha se janë ushtruar kontrolle në 20 banesa e lokale tregetare të perdorura prej personave të dyshuar si anëtarët të grupeve kriminale.
U sekuestruan armë, municione, makina dhe para cash
Policia tha gjithashtu se "gjatë operacionit janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme".
Konkretisht janë sekuestruar:
• 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë);
• 6 mjete të blinduara;
• rreth 800 fishekë;
• 1 armë e ftohtë
• 10.500 euro;
• 3 makina lojërash fati;
• njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB;
• telefona celularë dhe karta telefonike;
• 2 veshje antiplumb.
Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse proceduriale me këtë rast për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Ещё видео!