#oranews #saliberisha #klodianzoto #inceneratoret
Sali Berisha doli sot para mediave ku akuzoi Ramën is përgjegjësin kryesor për aferën e inceneratorëve. Ish kryeminsitri bëri akuza ndaj qeverisë se po i përgatit pashaportën Mërtirit për ta larguar në Zimbabwe pasi këtij të fundit është refuzuar kërkesa për azil në Vjenë.Sipas Berishës Zoto është në Vlorë dhe lëviz me makinën e Intigrated Energy, ku publikoi edhe pamje të makinës.
"Rama është ligërisht dhe penalisht përgjegjësi kryesor i aferës së inceneratorëve. Projektin e Eko Park, Rama tha se do ta bënte në bashkëpunim me privatin. Tenderi u anulua tre ditë para, gjë që është vepër penale. Rama firmosi shpalljen e emergjencës kombëtare. Edi Rama më firmën e tij ka miratuar buxhetin për inceneratorin, prandaj Arben Ahmetaj thotë se mbreti nuk jam unë. Sekuestrimi i inceneratoreve nënkupton se llogaritë janë ende të Zotos dhe Mërtirit. Sekreti që mban qeveria me Mërtirin është që ai ndodhet në Vjenë, ka kërkuar zil politik, gjykimi ka kaluar në në shkallën e parë dhe gjykata ja ka refuzuar azilin politik dhe lajmi censurohet nga mediat e Ramës dhe djegsave. Për ta mbyllur këtë ekspoze mund të ju informoj këtu se, sekretin që mban qeveria pikërisht për këto qëllime, Mirel Mërtiri që ndodhet në Vjenë dhe ka kërkuar azil politik ka kaluar gjykimin në Gjykatën e Shkallës së parë në Vjenë dhe gjykata ja ka refuzuar azilin politik Mirel Mërtit. Lajmi censurore nga mediat e Ramës dhe djegësave.
Por censurimi është edhe më problematik sepse qeveria po i përgatit pasaportën atij në mënyrë që ai të ja mbathë atje ku janë një pjesë e mirë e parave në Zimbabve. Këto janë informacione të sigurta.
E kam edhe një informacion tjetër për ta mbyllur këtë ekspoze. Ku është Klodian Zoto, çfarë bën? Zoto rrezatohet, bronzohet mirë e bukur në Vlorë.
Dhe në dispozicion të Klodian Zotos, ua them me përgjegjësi të plotë, nga persona që nuk u shpëton gjë, kjo është vetura me të cilën shëtit Klodian Zoto dhe e kujt është thoni ju, është e ‘Integrate Energy’ që tani e ka agjencia shtetërore e mbikëqyrjes së djegësit të Tiranës", tha nder te tjera Berisha.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!