#malizi #qytetare #votime #president
540 mijë qytetarë të Malit të Zi janë thirrur sot të votojnë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.
Presidenti aktual, Millo Gjukanoviç, është duke garuar për një mandat të tretë presidenticial kundër gjashtë rivalëve tjerë, përfshirë katër anëtarë të kampit pro-serb.
Vendvotimet u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 20:00 të mbrëmjes, ndërkohë që rezultatet e para pritet të dalin në mesnatë.
Deri në orën 19:00 kishin votuar gati 60 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, një shifër kjo më e lartë se zgjedhjet e mëparshme të zhvilluara në Mal të Zi.
Presidenti Gjukanoviç votoi pranë shtëpisë së tij në Podgoricë, ndërsa Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviç votoi në Ulqin.
Sondazhet i japin Gjukanoviçit një avantazh në raport me kandidatët e tjerë, por gjithsesi sipas tyre
asnjëri prej tyre nuk do të marrë shumicën e nevojshme për t’u shpallur sot fitues dhe emri i Presidentit të ri të Malit të Zi mund të përcaktohet në balotazhin e 2 Prillit.
Ligji në Mal të Zi përcakton se nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën absolute të votave, raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet brenda 14 ditësh dhe në të marrin pjesë dy kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të votave. Presidenti i vendit zgjidhet për 5 vjet.
Zgjedhjet presidenciale po zhvillohen në një mjedis krize institucionale dhe politike, pasi tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale u shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 Qershor.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!