Dy persona kanë vrarë pronarin e një dyqani ushqimor dhe plagosur bashkëshorten e tij gjatë një tentative grabitjeje në rrugën OSBE në Kamëz.
Viktima është Agim Buci 52-vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij e cila mbeti e plagosur është Merita Buci 44 vjeçe.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se dy grabitësit kanë kërkuar shumën e parave dhe sende të tjera me vlerë. Ata kanë hasur në rezistencën e pronarit, i cili fillimisht mbeti i plagosur, sëbashku me bashkëshorten e tij.
Çifti u dërgua me urgjencë drejt spitalit, ku burri ndërroi jetë, ndërsa gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gazetari Spartak Koka sjell pamjet e para nga vendngjarja për tvklan.al.
Ещё видео!