Persona të armatosur gjer në dhëmbë, me autoblinda e të maskuar janë future në territorin e manastirit të Banjkës në Zveçan, nga ku vijojnë të qëllojnë me breshëri ndaj forcave të Kosovës dhe KFOR. Strehimin e tyre në ambientet e këtij manastiri e ka bërë të ditur vetë Kisha Ortodokse Serbe, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa ndan pamje nga ambientet e jashtme të manastirit, shprehet se një grup individësh të armatosur dhe të maskuar kanë thyer me forcë dhe me autoblinda dyert e Manastirit të Banjkës.
“Dioqeza është thellësisht e shqetësuar pasi, sipas raporteve të fundit, një grup i armatosur me maska theu portat e manastirit duke përdorur një automjet të blinduar. Aktualisht, një grup besimtarësh nga Novi Sadi, duke përfshirë priftin, Abati Danilo dhe vëllezërit e manastirit, janë brenda. Për sigurinë e tyre, komuniteti i manastirit dhe besimtarët janë mbyllur brenda banesës, si dhe kisha e manastirit është e siguruar. Individë të armatosur dhe të maskuar raportohet se po lëvizin nëpër ambiente dhe herë pas here dëgjohen të shtëna me armë zjarri” thuhet në postim..
Po ashtu në reagim, Kisha Ortodokse Serbe, e vendosur shpesh here në qendër të akuzave se është kthyer në magazine të armëve për grupet kriminale, ka dënuar ashpër vrasjen e një polici kosovar në orët e hershme të mëngjesit nga po ky grup i armatosur i nacionalitetit serb.
“Dioqeza Rashkë-Prizren dënon ashpër sulmin që ndodhi mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës në afërsi të fshatit Banjskë, ku raportohet se mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u plagosën”, ka shkruar Dioqeza Rashkë-Prizren.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Serbi#Kosove
Ещё видео!