[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në një dinamikë të re. Pas deklaratës të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për krijimin e një ekipi negociator të kryesuar prej tij, ka reaguar kreu i shtetit. Sipas presidencës, Kurti nuk është konsultuar me kreun e shtetit, i cili është udhëheqës i politikës së jashtme, duke e akuzuar atë për shkelje të hierarkisë kushtetuese.PRESIDENCA E KOSOVESKryeministri i shkarkuar është i delegjitimuar nga votat e shumicës absolute, të përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës dhe nuk mund të bëjë zotime në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe as në emër të një qeverie në largim. Edhe lista e delegacionit të propozuar nga kryeministri i shkarkuar mbetet një dëshirë personale e tij dhe asgjë më shumë.Por Albin Kurti e ka quajtur këtë deklarate të nxituar nga ana e presidentit Thaçi.ALBIN KURTIKRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES Sipas Kurtit ideja e shkëmbit të territorit me Serbinë mbetet e gjallë.ALBIN KURTIKRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVESMin. 47. Ideja për shkembim territorial nuk ka vdekur. Është ideja e Rusisë e ndërmjetësuar nga disa në Ballkan.....Kurti kritikoi të gjithe ata politikanë, të cilet ushqejnë urrejtje ndaj Bashkimit Europian duke shtuar se e ardhmja e Kosovës është në BE, ndërsa SHBA i duhen vendit për anetaresimin në NATO.
Ещё видео!