#oranews #intervista
Në një intervistë për Ora News, gazetari Elton Qyno u shpreh se kapja e kokainës në portin e Durrësit është një ngjarje e madhe për një vend si i yni sepse janë kapur dy sasi të mëdha kokaine ditët e fundit.
Sipas Qynos, autoritetet tona edhe më herët kanë pasur dyshime lidhur me trafikun e kokainës përmes kompanive të bananeve.
Qyno: Kapja e kokainës në portin e Durrësit është një ngjarje e madhe për një vend si i yni sepse janë kapur dy sasi të mëdha kokaine. Duket se përbën një rrugë të re Shqipëria për trafikimin e lëndëve narkotike, duke e magazinuar fillimisht atë dhe më pas duke e trafikuar atë në sasi më të vogla drejt BE-së. Të arrestuarit kanë pretenduar se nuk kanë pasur dijeni për drogën brenda kontenerit. Kjo mund të merret e vërtetë deri në një farë pike sepse pjesa më e madhe e kompanive që veprojnë në vendi ynë 2-3 herë shkojnë në Ekuador për shkëmbime tregtare dhe shumicën e shkëmbimeve i kanë me e-mail. Në mënyrë virtuale. Pjesa më e madhe e informacioneve se çfarë futet në kontener, nuk kanë informacion se çfarë futet brenda. Kompania ka mallin, por konteneri është një produkt që merret nga një kompani tjetër.
Kontineri modifikohet dhe brenda futet droga. Dyshim i arsyeshëm është fakti pse grupe shqiptare përdorin kontenerë që dihet se do të vijnë në vendin tonë dhe vihet në dukje që personat që kanë banane ku gjendet droga mund të ketë dijeni për këtë sasi narkotike. Kjo kompani kishte dyshime edhe më parë nga policia lidhur me trafikimin e drogës. Mendohet se themeli i saj ka qenë për të maskuar trafikimin e drogës me anë të tregtisë së bananeve. Erion Peti ka qenë një person i dënuar në Itali për trafik dhe prandaj policia ka pasur dyshimet e veta lidhur me të. Janë ushtruar kontrolle edhe më herët, por nuk janë gjetur sasi droge.
Qyno shtoi se personat që janë kapur janë lidhur me këtë sasi droge janë persona që kanë edhe mbështetje politike dhe policore.
Qyno: Personat që janë kapur janë persona që kanë edhe mbështetje politike dhe policore. Këta persona kanë edhe një buxhet të mira ekonomik. Hetimi edhe sikur të shtrihet në kohë të gjatë, nuk mund ta finalizosh edhe ta godasësh. Rastet e fundit janë kapur aksidentalisht që vetë skaneri e kapi dhe kontrollori i skanerit e denoncon duke u zbuluar skema e trafikut. Nëse skenari e evidenton dhe kontrollori nuk e raporton, nuk ka çfarë të bëjë edhe skaneri. Pra i rëndësishëm është aspekti njerëzor. Ngjarja e 11 prillit ka qenë një rastësi dhe nuk është se policia po e ndiqte si rast. Nëse do të kishim një hetim më të zgjedhur më shumë në kohë, padyshim do të kishim më shumë se sa dy persona të arrestuar dhe një kuadër më të madh të trafikut. Policia jonë në fakt nuk ka këllqe që të gjurmojë trafikun në vendin tonë dhe jo ta bëjë në Ekuador.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!