Gjykata e Apelit në Londër e shpalli të jashtëligjshëm planin e qeverisë britanike për të dërguar në Ruandë në Afrikë, azilkërkuesit deri në shqyrtim të kërkesës së tyre nga autoritetet vendase. Në verdiktin e saj, kjo gjykatë vlerëson se Ruanda nuk është një vend i sigurtë për të dërguar emigrantët e jashtëligjshëm që hyjnë në territorin e Britanisë së Madhe për të kërkuar azil.
Plani i qeverisë së ish-kryeministrit Boris Xhonson synonte që me dërgimin në Ruandë, të të gjithë të huajve që pretendonin se i plotësonin kushtet për azil, deri në përfundimin e të gjitha procedurave të vlerësimit nga autoritetet britanike, do të dekurajonte dyndjen e tyre drejt Britanisë së Madhe. Deri në gjetjen e një zgjidhjeje, azilkërkuesit do të qëndrojnë në Britaninë e Madhe. Kryeministri Rishi Sunak paralajmëroi apelimin e vendimit në Gjykatën e Lartë në Londër.
Nga plani i qeverisë nuk preken azilkërkuesit nga Shqipëria, të cilët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të emigrantëve që shkojnë ilegalisht me varka në Britani, pasi Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt origjine dhe ka gjithashtu një marrëveshje mes dy qeverive lejon riatdhesimin e menjëhershëm të atyre që u refuzohet kërkesa për azil.
Tv Klan
#emigrante #ruanda #sunak
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!