Turqia ka prezantuar për herë të parë anijen luftarake pa pilot “Sancar” e cila do të jetë në përdorim shumë shpejt dhe që pritet të ndryshojë arenën e garës së armatimit.
Krijuesit e anijes e shfaqën atë në Ekspozitën e Aviacionit dhe Mbrojtjes 2022 që u mbajt në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Pretoria.
Anija “Sancar” është prodhuar në një bashkëpunim mes kompanive turke në sektorin e industrisë së mbrojtjes, HAVELSAN DHE Yonca-Onuk.
Në këtë panair kanë marrë pjesë edhe shumë kompani turke edhe përfaqësues të sektorit të industrisë së mbrojtjes turke.
Drejtori i përgjithshëm i komanisë, Mehmet Akif Nacar tha se në këtë panair janë ekspozuar prodhimet e tyre në fushën e sistemeve të kontrollit komandues, menaxhimit luftarak dhe sistemeve autonome pa pilot.
Kjo anije ka kryer një sërë testimesh në det për një kohë të gjatë dhe tashmë është marrë vendimi që ajo të hidhet në prodhim të gjerë.
Turqia prej vitesh po zë një vend të rëndësishëm në armët e teknologjisë së fundit, ku mund të përmendim vetëm dronët bajraktar që po përdoren në luftën në ukrainë, efikasiteti i të cilëve ka bërë që të jenë të kërkuar në mbarë botën.
Pamje:AFP
Photo Source: Anadolu Agency
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Sancar#Turqi
Ещё видео!