Fëmijë që braktisin shkollën, edhe pse arsimi 9 vjeçar është i detyrueshëm në Shqipëri, apo fëmijë nën moshën ligjore të cilët punojnë pas mësimit.
Në shkollë jam, në klasë të gjashtë.
Po pse nuk je në shkollë tani se është orar mësimi?
Jam sëmurë nga dhëmballa. Ti po punon…
Këto janë pamjet e siguruara nga Top Channel në një vëzhgim disa ditor në kryeqytet, ku në mot me diell apo me shi, shqiptarë në moshë shkollore i gjen rrugëve në kontakt me të panjohur në punë; Më shpesh sheh fëmijë duke mbledhur hekura apo dëgjon të vegjëlit kur thërrasin buqeta e mimozave 200 lek.
Shisni mimoza? -shiste se i mbaroi.
I mbarova se isha gropë.
Kristi- Po nuk jeni në shkollë ju ? -unë në klasë të katërt.
Kristi: pse nuk jeni në mësim? -do hamë bukë. Me çfarë të hamë ne?
Ndërprerja e mësimit e deri në mosregjistrim në arsimin bazë vihet re më shumë nga komuniteti rom, për shkak edhe të diskriminimit, veçimit, nivelit të ulët të mbështetjes dhe të kërkesave prindërore; që shkon edhe në shfrytëzimin e tyre në punë me qëllimin e fitimit të parave. Që këtu duhet të nis puna sipas drejtuesve të shkollave, pasi pa vetëdijësinë e familjes për rëndësinë e arsimimit, ndikimi i mësuesve nuk është i efektshëm te nxënësit.
“Nëse fëmija do të punësohet në një moshë të papërshtatshme penalizohet familja e tij, ndëshkohet familja. Është ligj. I kemi shumë të qarta idetë por kur vjen momenti i zbatimit të gjithë ndodhemi përballë dorëzimit, sepse kur një prind të thotë : mos ma ngacmo se është fëmija im, do punojë për të ngrënë bukë apo elemente të tjerë që vërtet të dhëmbin, atëherë unë i mëshoj idesë që ne të gjithë duhet te investohemi te familja në komunitete të tilla”.
Në strategjinë kombëtare të arsimit pranohet se hendeku i pjesëmarrjes në shkollë dhe performancës në mësim ndërmjet fëmijëve romë/egjiptianë dhe fëmijëve të tjerë që jetojnë në të njëjtën zonë është shqetësuese.
Strategjia kombëtare e arsimit ka prioritet arsimin gjithëpërfshirës dhe zhvillimin individual të çdo nxënësi, pavarësisht diferencave, ndryshimeve kulturore-sociale. Ne kur na jepet udhëzimi për fillimin e vitit shkollor një vend të rëndësishëm e zë pikërisht integrimi i komuniteteve rom e egjiptian në sistemin arsimor. Por është shumë e vështirë që këto përpjekje ti bëjë vetëm shkolla, kur familja nuk është e integruar në shoqëri.
Në dokumentin e Ministrisë së Arsimit synohet që deri në 2026, 90% e nxënësve rom dhe egjiptian të përfundojnë arsimin e detyrueshëm, ndërsa për mbarimin e gjimnazit pritshmëritë ulen në 50%..
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews#Braktisja#Shkolla
Ещё видео!