Pas arrestimit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt me urdhër të SPAK, nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e Bashkimit Europian është shkarkuar dhe drejtoresha e kësaj agjencie, Jona Suli.
Kryeministria ka shpallur të martën vendin vakant për drejtor të përgjithshëm të agjencisë që koordinon shpërndarjen e fondeve të BE. Arsyet e shkarkimit të Sulit ende nuk dihen, por pakënaqësi ndaj punës së saj kanë shfaqur në këto 7 muaj vetë kryeministr, ministrat dhe kryetarët e komisioneve parlamentare ku ajo raportonte.
Ajo u emërua në krye të kësaj agjencia më 15 dhjetor të vitit të kaluar, pak ditë pasi Ilir Beqaj u mor i pandehur nga SPAK. Para këtij posti Suli ka qenë ndihmëse e Mirela Kumbaros te Ministria e Kulturës e më pas koordinatore te Bashkëqeverisja.
Largimi i saj nga posti nuk lidhet me dosjen hetimore të SPAK për abuzimet me fondet e BE, ku të pandehur janë marrë Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#IlirBeqaj#TopChannel
Ещё видео!